10:15 / E Martë, 11 Korrik 2023 / LB

S’e ka në plan të ndalet, Arturo Vidal ndërron skuadër

Arturo Vidal ka arritur marrëveshje për prishjen e kontratës me Flamengon që i skadon në dhjetor të këtij viti.

Ylli kilian ka arritur marrëveshje me skuadrën tjetër braziliane, Atletico Paranaense ku do të luajë deri në fund të sezonit.

Që kur mbërriti te Flamengo, në korrik 2022, kiliani ka luajtur 51 ndeshje dhe ka fituar dy tituj, Kupën e Brazilit dhe Kupën e Libertadores./Indeksonline/