14:06 / E Hënë, 23 Tetor 2023 / L K

S’e keni parë kurrë më nervoz Allegrin, ja cila ishte arsyeja e këtij “tërbimi”

Nuk mbahet mend që trajneri i Juventusit, Max Allegri të jetë parë aq i tërbuar në fushë, se sa mbrëmë në një rast në fundin e ndeshjes ndaj Milanit.

Rreth minutës së 88-të, Chiesa dhe Vlahovic nuk kuptohen me njëri-tjetrin, duke humbur një top.

Ky veprim e tërboi trajneri italian i cili hoqi xhaketën, kravatën, dhe goditi reklamën në fushë.

Tërbimi i tij thuhet se ka vazhduar edhe në tunel pas ndeshjes duke sharë futbollistët për joprofesionalizëm./Indeksonline/