08:42 / E Hënë, 01 Qershor 2020 / indeksADMonline

S’e ndalë as pandemia, Lena për fansat ka gati befasira

Këngëtarja kosovare, Albulena Ukaj është duke u bërë gati për një verë të “nxehtë”. Biondja seksi ka gati disa befasi për fansat e saj.

Pas koronavirusit, Lena është duke përgatitur disa bashkëpunime.

Në mesin e tyre, pritet të jenë duete me emra të njohur të estradës kosovare.

Bukuroshja nga Prizreni ka shfrytëzuar pandeminë që të mbajë në formë linjat trupore, gjë të cilën lehtë mund ta vërtetoni posa të shihni fotografitë në profilin e saj në Instagram./Indeksonline/