75 Mall Live Search
18:20 / E Martë, 11 Shkurt 2025 / MSH

Së paku tre të lënduar në aksidentin mes një kamioni dhe një kamionete në Gjonovc

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditën  e sotme në rrugën Prizren-Suharekë, më saktësisht në fshatin Gjonovc.

Në këtë aksident janë përfshirë një kamion i rëndë dhe një kamionetë, shkruan IndeksOnline.

Rastin e ka konfirmuar për IndeksOnline zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili deklaroi se nga ky aksident janë lënduar së paku tre persona, dy prej të cilëve kanë pësuar lëndime më të rënda trupore.

“Policia është duke hetuar aksidentin, është njoftuar edhe prokurori kujdestar. Rruga për momentin ende është e bllokuar”, deklaroi Bytyqi./IndeksOnline/