22:13 / E Martë, 28 Korrik 2020 / indeksADMonline

Së shpejti pritet që Kuvendi të trajtoj pë buxhetin e RTK-së

Buxheti i rishikuar i vitit 2020 pritet që nesër ose pasnesër të dalë para deputetëve, ku përfshihet edhe amandamenti për rishikimin e buxhetit për RTK-në.

Në këtë seancë pritet të diskutohet për shkurtimin ose jo të buxhetit.

Lidhur me këtë kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, deklaroi për RTK se ky institucion është themeluar nga Kuvendi dhe që kjo është çështje e ndieshme që duhet zgjedhur në seancë.

Ndërkaq deputeti nga radhët e AAK-së, Gazmend Abrashi, deklaroi se nesër ose pasnesër deputetët e Kuvendit të Kosovës mund të votojnë ose jo për kërkesën e RTK-së.

Ndërkohë që Mergim Lushtaku, kryetari Komimsionit për Qerverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Medie, deklaroi se RTK, si medium Publik, ia vlen të mbështetet nga të gjithë deputetët e Republikës së Kosovës.

Ndërsa buxhetit të RTK-së, si medium publik, i është shkurtuar nga Qeveria Kurti mbi 2 milionë euro.