14:32 / E Enjte, 25 Nëntor 2021 / AR

Së shpejti do të publikohet filmi për Ferdonije Qerkezin, Edi rrëfen për prapaskenat

Janë përfunduar xhirimet e filmit të shkurtër dedikuar historisë së ‘gruas së hekurt’.

“Pritja” titullohet filmi i cili trajton pritjen e nënës Ferdonije si dhe të gjithë atyre që gjatë luftës së fundit në Kosovë kanë humbur me të dashurit e tyre, shkruan Indeksonline.

May be an image of indoor and text

Në një intervistë për Indeksonline, regjisori i filmit Edi Kastrati dha detaje rreth këtij filmi. Ai tha se ende nuk ka ndonjë datë të saktë se kur do të publikohet.

Për me e publiku, ende nuk e kemi vendos datën e saktë, por pritet që gjatë muajit dhjetor gjithqysh të jetë”.

Ai tregoi se ideja për të bërë film jetën e Ferdonije Qerkezit ka lindur pas realizimit të disa fotove te Artan Korenicës.

Ideja ka lindur gjatë realizimit të disa fotove me Artan Korenicën. Ideja ka qenë e Artan Korenicës, që me i realizu disa foto dhe mandej gjatë realizimit të fotove kur kemi pa që ka pasur ndikim shumë të madhe mandej e kemi bo edhe idenë e filmit të shkurtë”.

Gjithashtu, Kastrati shtoi se realizimi i këtij filmi ka qenë tejet emocionues.

Ka qenë tejet emocionuese realizimi i këtij filmi. Ne jemi munduar që brenda pak minutave të paraqesim ditën e asaj nëne e cila edhe pas 21 vitesh pret më të dashurit e saj. Jemi munduar që përmes ekranit të ringjallim këtë temë edhe t’i bie ndokujt në sy që të merret me këtë punë. Ky film ka në vete momente prekëse ku së shpejti do ta shihni edhe vet. Gjithashtu vlen të theksohet se në rolin e nënës Ferdonije do të jetë Arta Muçaj e cila është personazhe e vetme në këtë film. Realizimi i këtij filmi është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Komuna e Gjakovës, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport dhe është realizuar nga Imagine Films me regji dhe skenar të Artan Korenicës”, tha ai./Indeksonline/

May be an image of one or more people