23:00 / E Martë, 26 Janar 2021 / OSH

“Së shpejti edhe në NATO së bashku”: Ministrja Haradinaj-Stublla uron Sekretarin e ri të Shtetit Amerikan

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Meliza Haradinaj-
Stublla, ka uruar Sekretarin e ri të Shtetit Amerikan, Antony
Blinken.

Përmes një letre zyrtare dhe postimi ajo ka shprehur mirënjohjen
për mbështetjen e pakursyer të Sekretarit Blinken për Kosovën
gjatë viteve të kaluara.


“Mirëserdhët Sekretari Blinken! Kosova është mirënjohëse për
mbështetjen e pakursyer përgjatë viteve të Sekretarit Blinken për
Kosovën, duke promovuar dhe mbrojtur subjektivitetin e saj
ndërkombëtar.” është shprehur ajo.


“Rrugët tona takohen përsëri me z. Blinken dhe ky është një lajm
që i jep shpresë popullit të Kosovës, për të ardhmen e sigurtë,
përkrah SHBA-ve, së shpejti edhe në NATO së bashku.” ka
shtuar më tej Ministrja Haradinaj-Stublla.