14:07 / E Martë, 23 Prill 2019 / indeksADMonline

Së shpejti njohja e patent-shoferëve nga këto tri shtete evropiane

Me tri vendime të veçanta, kabineti qeveritar sot ka miratuar nismat për lidhje të marrëveshjeve ndërkombëtare me Malin e Zi, Zvicrën dhe Francën, për njohje reciproke të patentë shoferëve.

Në Mbledhjen e sotme të Qeverisë poashtu është miratuar ndryshimi dhe plotësimi i udhëzimit administrativ për masat e veçanta për lehtësimin e regjistrimit të pronës së paluajtshme të përbashkët në emër të dy bashkëshortëve.

Po sot, miratim ka marrë edhe nisma për amendamentimin e Marrëveshjes për themelimin e programit kornizë për bashkëpunim financiar të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Hungarisë./Indeksonline/