18:03 / E Mërkurë, 07 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Së shpejti të gjitha rrugët e Kamenicës do të emërtohen

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka njoftuar se së shpejti të gjitha rrugët e kësaj komune do të pajisen me emra.

Në një postim në Facebook, Kastrati ka shkruar se është shumë i lumtur që komuna që ai drejton do të plotësohet me këtë element, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i Kastratit:

Sot finalizuam projektin për emërtimin e secilës rrugë në tërë Komunën e Kamenicës.? Ky projekt i cili kapë vlerën prej rreth 60 mijë eurosh, është shumë i rëndësishëm sepse përfundimisht do të shenjëzohet secila rrugë dhe qytetarët do të pajisen me adresa të sakta të banimit.

Adresat janë element bazik e një qyteti modern dhe jam shumë i lumtur që më në fund edhe Kamenica po plotësohet me këtë element. /Indeksonline/