Sean Dyche e nis me fitore aventurën te Evertoni, ndërpret serinë pa humbje të Arsenalit
Evertoni ka bërë befasinë e javës në Premierligën angleze.
Sean Dyche e ka nisur për mrekulli aventurën në ”Goodison Park”, duke e mposhtur Arsenalin me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.
Golin e vetëm e ka shënuar James Tarkowski në minutën e 60-të të ndeshjes.
Kjo është humbja e dytë e Arsenalit këtë edicion, pas asaaj ndaj Manchester United në muajin shtator.
Pavarësisht humbjes, ”Topçinjët” mbeten në vendin e parë në tabelë me 50 pikë, pesë më shumë se Manchester City që neser përballet me Tottenhamin.
Në anën tjetër, Evertoni është ngritur në vendin e 17-të me 18 pikë të grumbulluara./IndeksOnline/