18:02 / E Mërkurë, 05 Shtator 2018 / indeksADMonline

Seanca e jashtëzakonshme e opozitës pritet të mbahet në ora 19:30

Seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga deputetët e opozitës pritet të fillojë në ora 19:30.

Kështu bëjnë të ditur burime të Indeksonline brenda Kuvendit të Kosovës.

Opozita pritet që në këtë seancë të prezantojë edhe një rezolutë me anë të së cilës do i pamundësohej presidentit Hashim Thaçi pjesëmarrja në dialogun me Serbinë.

Ndryshe, edhe pse është paralajmëruar, ende nuk ka filluar seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga Qeveria e Kosovës, për ekipin negociues për bisedimet me Serbinë./Indeksonline/