75 Mall Live Search
09:28 / E Martë, 03 Tetor 2023 / S Z

Seanca e Këshillit të Sigurimit për punën e UNMIK-ut mbahet më 18 tetor

Seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila do të diskutojë raportin e ri gjashtëmujor të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres për punën e UNMIK-ut, pritet të mbahet më 18 tetor.

Kjo është bërë publike në planin mujor të punës së këtij organi të Organizatës Botërore.

Seanca e kaluar është mbajtur më 27 prill dhe ndërkohë ka pasur rritje të tensioneve në veri të Kosovës.

Këtë muaj, Këshilli i Sigurimit i OKB-së kryesohet nga Brazili.