13:03 / E Mërkurë, 08 Shkurt 2023 / mp

Seanca fillon me një minutë heshtje për viktimat në Turqi dhe Siri

Deputetët e Kuvendit në fillim të punimeve parlamentare kanë mbajtur një minutë heshtje në nder të viktimave nga tërmeti në Turqi dhe Siri.

“Këtë seancë ta fillojmë menjë minutë heshtje për t’i nderuar viktimat, të cilat humbën jetën në këtë termet. Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës ju shprehim ngushëllime familjeve, të cilët i humbën më të dashurit të tyre, u prehshin në paqe të gjithë ata që ndërruan jetë”, tha kryeparlamentari, Glauk Konjufca.

Deri në këto momente janë raportuar mbi 11,200 viktima nga tërmeti që goditi të hënën Turqinë dhe Sirinë në magnitudë prej 7.8 ballë të Rihterit.