10:42 / E Hënë, 04 Qershor 2018 / indeksADMonline

Seanca me probleme rreth pikave të rendit të ditës

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka nisur me probleme rreth shqyrtimit të pikave të rendit të ditës. Derisa kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli nisi seancën me pikat e mbetura, opozita tha se janë të ftuar me pika të reja të rendit të ditës.

Veseli e nisi me vazhdimin e seancës me rezolutën për  bashkimin e pikave doganore, por reagoi shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdulla Hoti duke thënë se janë përgatitur për seancën e re, meqenëse nuk janë njoftuar për vazhdimin e pikave të mbetura nga seancat e kaluara.

Sërish reagoi Veseli duke thënë se duhet të vazhdojmë me pikat e mbetura. Për mos vazhdimin e shqyrtimit të pikave të mbetura ka reaguar edhe Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje, duke thënë se Veseli po e degradon Kuvendin, duke ndryshuar agjendën për shkak të agjendës së tij politike. Ajo tha se në kohën kur kryeparlamentar ka qenë Jakup Krasniqi, seancat mbaheshin më mirë.

“Ne nuk presim respekt nga ti, zoti Veseli, por presim ta respektoni Kuvendin”, tha ai.Kurse, Veseli tha se politika është artë por jo edhe manipulim.Përndryshe, rendi i ditës nuk e parasheh shqyrtimin e pikave të mbetura nga seancat e kaluara.

Temat: