16:25 / E Mërkurë, 20 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Seanca ndaj deputetëve të VV-së, Trupi Gjykues refuzon thirrjen e dëshmitarëve

Trupi Gjykues ka refuzuar propozimin e deputetes Albulena Haxhiu që në rastin e tyre të dëshmojnë edhe kryeministri Ramush Haradinaj, zëvendësi i tij Fatmir Limaj dhe disa dëshmitarë tjerë

Gjatë pjesës së dytë të seancës Haxhiu në emër të të akuzuarve ka kërkuar që të dëgjohen edhe dëshmitë e mbi 23 dëshmitarëve ndër të cilët kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Hashim Thaçi, Fatmir Limaj e emra të tjerë deputetësh për të cilët Haxhiu tha se janë faktor kyç për procesin që po gjykohen.

Ndërsa ky propozimi i të akuzuarve për dëgjimin e dëshmitarëve për prokurorin e shtetit Valdet Gashi është jo relavant ngase për ta si prokurori provat e administruar  gjatë këtij shqyrtimi ka vërtetuar gjendje./