11:11 / E Martë, 28 Janar 2020 / indeksADMonline

Seanca për Badocin: PDK-ja kërkon sqarime për projektin e ndërtimeve

Komuna e Prishtinës është duke mbajtur seancën e jashtëzakonshme për Liqenin e Badocit, e cila është thirrur nga asamblistët e PDK-së.

Gjatë kësaj seance, këshilltari i PDK-së, Leotrim Retkoceri, ka kërkuar sqarime dhe informata në lidhje me tendencat për ndërtime banesore te Liqeni i Badovcit.

Më tej, Retkoceri ka thënë se si këshulltar, por të mbështetur edhe nga qytetarët, nuk do të lejojnë shkeljet ligjore në këtë çështje.

“Ne duam t’ju garantojmë se do ta mbrojmë ujin e pijshëm të liqenit nga rreziku që i vjen nga ndërtimet. Do ta mbrojmë interesin dhe të drejtat e qytetarëve të Prishtinës, sepse ky ujë është jetik për të gjithë ne”, ka thënë Retkoceri.

Retkoceri ka thënë se PDK-ja është kundër ndërtimeve që shkelin ligjin dhe planet rregulluese në Badoc.