09:39 / E Premte, 23 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Seanca për demarkacionin, Haradinaj arrin i pari në Kuvend (Foto)

Pas pak pritet të nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës,e cila ka vetëm një pikë të rendit të ditës, ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi.

Pas dështimit të djeshëm për të mbajtur seancën, sot Kuvendi ka paralajmëruar se do të mblidhen në ora 10:00 për të hedhur në votim demarkacionin, raporton Indeksonline.

I pari që ka arritur në Kuvend me stafin e tij është kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. /Indeksonline/