10:59 / E Martë, 14 Maj 2019 / indeksADMonline

Seanca për Telekomin s’ka filluar ende, deputetët të pa interesuar

Kanë kaluar një orë që kur se është dashur të fillonte seanca e jashtëzakonshme në të cilën është planifikuar të diskutohet për gjendjen në Telekomin e Kosovës.

Përkundër kësaj, në sallën ku mbahet seancat janë të pranishëm një numër i vogël i deputetëve dhe punimet e saj ende nuk kanë filluar, përcjellë Indeksonline.

Në këtë seancë të pranishëm janë edhe kryeministri Ramush Haradinaj e zëvendës kryeministri Behgjet Pacolli.

Kjo nuk është hera e parë që seanca e Kuvendit nuk fillon me kohë punimet. /Indeksonline/