16:56 / E Premte, 06 Mars 2020 / indeksADMonline

Seancë e veçantë e Kuvendit të Republikës së Kosovës

Më 9 mars 2020 (ditë e hënë), në Kuvendin e Kosovës, do të mbahet seancë e veçantë.

Seanca do të fillojë në ora 11:00 dhe në rend të ditës ka Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

“Seancë për Ditën Ndërkombëtare të Gruas, kushtuar sensibilizimit të çështjes së  viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës./Indeksonline/