Sefaj: Situata e përgjithshme e sigurisë është e qetë
Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti në takim ambasadorin e Republikës së Francës në Kosovë, Didier Chabert, i cili shfaqi gatishmërinë për bashkëpunim.
Me këtë rast ministri Sefaj e njoftoi ambasadorin Chabert për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë duke vlerësuar se në vendin tonë situata e përgjithshme e sigurisë është e qetë.
Ai po ashtu vuri në dukje angazhimet që do po bëhen sa i përket luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Ambasadori i francez vlerësoi të arriturat në Kosovë dhe u shpreh i gatshëm në vazhdimin e bashkëpunimit të mirë që ka ekzistuar mes dy vendeve, sidomos sa i përket bashkëpunimit policor mes dy vendeve./AktivPress