20:15 / E Premte, 15 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Segmenti i dytë i autostradës ‘Prishtinë-Shkup’ lëshohet në këtë ditë të dhjetorit

Ndonëse Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, deklaroi se segmenti I dytë I Autostradës “Arbën Xhaferri” do të lëshohet brenda datës 15-20 dhjetor, data është shtyrë.

Fatos Mani këshilltar i Ministrit, tha se punimet tashmë kanë përfunduar.

Sipas Manit, 22 dhjetori është caktuar data e lëshimit të segmentit të dytë të autostradës nga Babushi deri në Bibaj, njofton dukagjini.

Segmenti i dytë ka një gjatësi 11 km. Sipas Ministrit, segmenti i tretë do të lëshohet në pranverën e vitit të ardhshëm .