75 Mall Live Search
12:40 / E Mërkurë, 07 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Sejdiu jep lajmin e mirë për prishtinasit: Po na kthehet Pallati i Rinisë

Nënkryetari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Dardan Sjediu, ka bërë të ditur se Pallati po bëhet i Prishtinës.

Me 5 vota për dhe 1 kundër komisioni vendosi që të procedojë propozim-vendimin që Pallati i Rinisë të iu kthehet qytetarëve të Komunës së Prishtinës, transmeton Indeksonline.

“Me 5 vota për dhe 1 kundër (PDK) Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal vendosi që të procedojë propozim-vendimin e qeverisë për t’i kthyer Pallatin e Rinisë qytetarëve të Komunës së Prishtinës!
Pallati po bëhet i Prishtinës!” ka shkruar Sejdiu në facebook./Indeksonline/