22:09 / E Martë, 21 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Sejdiu: PDK dhe LDK bënë marrëveshje për Prishtinën dhe Prizrenin

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Dardan Sejdiu, ka theksuar se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), kanë pasur marrëveshje që ta mbështesin njëra tjetrën në Prishtinë dhe Prizren.

Sejdiu në emisionin “Debat D”, të RTV Dukagjini, ka thënë se partia e Mustafës për ta marrë mbështetjen e PDK-së në kryeqytet për kandidatin e tyre, Arban Abrashi, nuk e ka mbështetur VV-në në Komunën e Prizrenit.

Ndryshe, në garën e balotazhi në Prishtinë është përballur kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Shpend Ahmeti, përballë atij të LDK-së, Arban Abrashi, për dallim prej Prizrenit, ku kandidati i VV-së Mytaher Haskuka është përballur më kandidatin e PDK-së, Mytaher Haskuka.