13:10 / E Shtunë, 13 Tetor 2018 / indeksADMonline

Sejdiu: PSD nuk është si VV, ne nuk bëjmë protesta por shtyjmë procese përpara

Dardan Sejdiu, anëtari i kryesisë së Partisë Social Demokrate ka deklarura se PSD nuk është parti e sprintit, por për të ndërtuar subjekt socialdemokrat, i cili nuk varet prej individit, gjë që e dallon prej partive tjera.

Me tej Sejdiu theksoj se dallojnë shumë nga Vetëvendosje, ndonëse deri në fillim të këtij viti, kur edhe u shpërfaq ndarja e tyre, nuk dukej ashtu.

E elementi kyç që i dallon subjektet në fjalë, sipas Sejdiut është shtyrja e proceseve përpara nga ana e PSD-së, teksa Vetëvendosje bënë protesta.

Tutje, ai thotë se PSD betejën e ka rreth politikave që i garantojnë secilit qytetarë jetë të dinjitetshme. Teksa shton, se temat e mëdha nacionale, nuk duhet të ngarkojnë jetën e qytetarëve, ndonëse nuk përjashton rëndësinë e tyre.

Deputeti i PSD-së, ka folur për KosovaPress edhe për pritjet nga zgjedhjet. Sa i përket asaj se a do të arrijë të ruaj PSD numrin e deputetëve që aktualisht ka, Sejdiu thotë se kjo varet nga periudha se kur mbahen zgjedhjet.

Për sondazhet e Institutit Demokratik të Kosovës, sipas së cilave vetëm 2.4 për qind e qytetarëve i kanë dhënë mbështetje kësaj partie, Sejdiu thotë se sondazhi është bërë në një kohë kur PSD ka qenë në fazën e konsolidimit dhe prandaj kanë dalë këto rezultate.

Ndërsa, ka shprehur bindjen e tij të plotë, se përkrahja ndaj kësaj partie do të jetë shumë më e madhe nëse sondazhe të tilla do të realizohen në fund të këtij viti. Krejt në fund, Sejdiu ka folur edhe për nevojën që vendi ka për unitet politik, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për çështjen e dialogut me Serbinë.

Rruga më e mirë për të arritur këtë, sipas tij, është që Kuvendi të marrë kontrollin mbi dialogun.