12:37 / E Premte, 19 Tetor 2018 / indeksADMonline

Sekretari i OKB-së po shqyrton iniciativën e SHBA-së për tërheqjen e UNMIK-ut nga Kosova

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres po shqyrton iniciativën e SHBA-ve për tërheqjen e misionit të OKB-së në Kosovë.

Sipas agjencisë serbe të lajmeve Beta, kjo është konfirmuar nga vet selia e organizatës botërore në New York.

Ku të pyetur nëse Sekretari i Përgjithshëm ka pranuar letrën e Ambasadores së Shteteve të Bashkuara në OKB, Nikki Haley, u tha se letra është duke u shqyrtuar.

Ndryshe, sipas këtij artikullit të “Beta” pasqyron edhe reagimin e Presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Ku ky i fundit pati thënë se nëse një gjë e tillë ndodh,  atëherë Serbia do të mbetet në një pozicion të vështirë dhe do të detyrohet të gjejë një mënyrë për të mbrojtur qytetarët e vet në Kosovës./Indeksonline/