11:52 / E Premte, 25 Shtator 2020 / indeksADMonline

Sekretari i OVL të UÇK-së: S’ka arrestime, por bastisje zyrash

Sekretari i OVL tëUÇK-së, Faton Klinaku, në një konferencë shtypi gjatë aksionit të EULEX-it në këtë organizatë ka thënë se nuk është i informuar për këtë aksion.

As hetuesit nuk kanë paraqitur asnjë urdhëresë kur kanë hyrë në zyrë.

Klinaku tha se bëhet fjalë për bastisje.

“Nuk di tash po dalim jashtë, isha në zyrë, duke pirë kafe dhe këta zotërinjtë kishin mbushur korridorin tonë dhe më tha jam hetues i Dhomave të Specializuara”.

Skandalet që i kanë bërë vetë me Gjykatën Speciale ne nuk japim llogari.

Nuk e di çka është. Ata janë lartë. Kryetari nuk po e hap telefonin.

Unë ua kërkova urdhëresën dhe përkthyesin, por nuk kanë paraqitur asnjërin.

Shetit nuk merr masa dhe nuk deklarohet. As nuk kanë përkthes e as dokument.

Shteti ynë i ka fajet, nuk ka arrestime, por është bastisje”, ka thënë Faton Klinaku./IndeksOnline/