10:18 / E Premte, 27 Nëntor 2020 / k.v

Sekretari i pezulluar nga puna i MTI-së, Burim Rreci kërcënon ministrin Krasniqi

Sekretari i pezulluar i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Burim Rreci, ka kërcënuar ministrin e këtij dikasteri, Vesel Krasniqin.

Burimet e IndeksOnlinet, kanë thënë se kërcënimi ka ndodhur sot dhe se policia është duke u marrë me rastin.

Ende nuk dihet arsyeja e këtij kërcënimi, mirëpo rikujtojmë se në shtator ministri kishte pezulluar Rrecin për shkak të neglizhencës dhe mosbashkëpunimit nga sekretari.

IndeksOnline pas pak ju sjell detaje të reja në lidhje me këtë rast…