12:34 / E Shtunë, 23 Maj 2020 / indeksADMonline

Sekretari i shkarkuar nga qeveria Kurti: Jashtëligjshëm ma ndërprenë punën!

Sekretari i përgjithshëm në Ministrinë e Integrimit Evropian Kushtrim Cukaj është shkarkuar dje nga Qeveria në detyrë e Kosovës për siç thuhet shkelje të rënda dhe të shumta të detyrave të punës.

Mirëpo, këto akuza i ka hedhur poshtë Cukaj. Përmes një komunikatë për media, ai ka sqaruar gjerë e gjatë qënrimin e tij në dikasterin e integrimeve.

Reagimi i plotë:

Të nderuar/a Media Elektronike dhe të Shkruara,

Sekretari i Përgjithshëm i MIE-ne, që nga marrja e pozitës së Ministrit nga z.Blerim Reka me datë 06/02/202 ka zhvilluar dhe realizuar të gjitha obligimet dhe përgjegjësit që ka, me korrektësi dhe ligjshmëri të plotë institucionale. Në asnjë rast dhe në asnjë moment nuk ka pas pengesa në realizimin e objektivave të vendosura nga Ministri Reka dhe kabineti i tij.

Bashkëpunimi ka qenë korrekt dhe profesional në tërësi gjatë kësaj periudhe kohore.

Pas asnjë paralajmërim apo vërejtje verbale apo edhe me shkrim që nga marrja e detyrës me datë 06/02/2020:

  • z. Blerim Reka, Ministër në detyrë i Ministrisë për  Integrime Evropiane (MIE) ka zhvilluar procedura administrative disiplinore ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të MIE-ne, në kundërshtim me legjislacionin në fuqi dhe kornizën ligjore përkatëse në këto raste.
  • z. Blerim Reka, Ministër në detyrë i MIE ka themeluar komision hetimor ( me këshilltar politik dhe shërbyes civil) për të hetuar dhe ndërtuar dosje të pa ligjshme ( mekanizmat e kontrollit administrata publike i ka të rregulluara dhe ndërtuar me legjislacion përkatës).
  • Me datë 02.04.2020 ka dërguar kërkesën për inicimin e procedurave disiplinore ndaj SP-ëm, bazuar në dosjen e përgatitur jashtë ligjshëm ( me precedent penal për hartuesit dhe porositësit e saj).
  • Me datë 17/04/2020, Qeveria në Detyrë ka marr vendim për themelimin e komisionit disiplinor bazuar në kërkesën e Ministrit në detyrë të MIE-ne ( të dërguar me datë 02/04/2020). Vendim i jashtëligjshëm, sepse është bazuar në kërkesë të ndërtuar në dosje të jashtëligjshme.
  • SP-ëm, është njoftuar përmes mediave për themelimin e komisionit disiplinor dhe pastaj përmes postës elektronike ( vendimeve të Qeverisë së RKS-ës).
  • SP-ëm, nuk ka pranuar asnjë shkresë apo informatë sa i përket zhvillimit të këtyre procedurave apo inicimit të tyre ( iniciuesi në këtë rast Ministri në detyrë Reka ka qenë i obliguar ta bëjë atë).
  • SP-ëm, ma datë 04/05/2020 ka marr ftesën për tu paraqit në seancë dëgjimore të Komisionit Disiplinor me datë 05/05/2020. Edhe përkundër problemeve shëndetësore është paraqitur.
  • Asnjë shkresë paraprakisht nuk i është dorëzuar, apo material përcjellës për procesin administrativ përkatës.
  • Pas kundërshtimit ligjor, duke argumentuar shkeljet e bëra seanca nuk është zhvilluar ( dhe është shtyrë për datë 07/05/2020).
  • SP-ëm, ka kërkuar që të respektohen të drejtat ligjore të tij në këtë proces dhe të ketë në dispozicion tërë materialin ( dosjen) ashtu që të mund të prezantoj argumentet dhe të paraqitet dinjitetshëm para Komisionit Disiplinor dhe sikurse e parasheh legjislacioni përkatës.
  • Komisioni Disiplinore, nuk i ka dhënë dosjen/ materialet përkatëse SP-ëm ( shkelje flagrante e legjislacionit në fuqi për procedurën administrative përkatëse) si fillim. Kryesuesi i Komisionit Disiplinor Zv.Kryeministri në detyrë përmes e-mailit ka refuzuar dhënien e dosjes/ materialeve përkatëse. Komisioni i ka përcjellë dokumentet përkatëse ( jo të plota të cunguara mungojnë 26 faqe) pas insistimit dhe argumentimit ligjor të drejtuara nga përfaqësuesja e ime ligjore.
  • Disa here i jemi drejtuar Komisionit Disiplinor të respektoj ligjshmërinë në këtë procedurë administrative për të ofruar materialet për shqyrtim dhe të drejtat e palës në këtë rast sipas legjislacionit në fuqi. Komisioni Disiplinor nuk ka përmbushur obligimet ligjore ndaj SP-ëm, dhe vazhdon me shkeljet ligjore në këtë procedurë administrative e që e  kemi cekur në vazhdimësi në seancat tjera dhe në shkresat zyrtare të dërguara.
  • SP-ëm në vazhdimësi i është drejtuar me shkresa zyrtare Komisionit Disiplinor dhe Ministrit në detyrë z.Blerim Reka për të përmbushur obligimet e tyre ligjore në këtë procedurë administrative.
  • Edhe përkundër insistimit tim të vazhdueshëm që të kemi procedurë të rregullt ligjore, Komisioni Disiplinor dhe Ministri në detyrë z.Reka, nuk i janë bindur legjislacionit në fuqi sa i përket procedurës administrative të ngritur ndaj meje si SP-ëm i MIE-ne.
  • Veprimet e ndërmarra deri më sot, janë antiligjore dhe me precedent penal nga iniciuesi dhe përpiluesit.
  • SP-ëm, ka ndërmarr të gjitha masat ligjore në organet e rendit dhe ligjit mbi situatën e krijuar dhe ka iniciuar procedurat përkatëse ligjore ndaj të gjithëve që janë përfshirë në këtë proces antiligjor dhe politik.
  • SP-ëm i nënshtrohet institucioneve administrative të vendit, institucioneve të ligjit dhe rendit në RKS-ës, dhe jep përgjegjësi para tyre për çdo aktivitet/angazhim/ punë të realizuar gjatë mandatit të tij.
  • SP-ëm i MIE-ne nuk i nënshtrohet në asnjë rast, gjyqeve/komisioneve politike të ndërtuara me militant partiak ( të kujtdo subjekti politik qoftë).

Me respekt,

Kushtrim Cukaj,

SP-ëm i MIE ( vendimi i marr për ndërprerje të marrëdhënies së punës 22/05/2020 në mënyrë të jashtë ligjshme nga Komisioni Disiplinor i Qeverisë së RKS-ës).