13:00 / E Martë, 25 Qershor 2019 / indeksADMonline

Sekretet e bukurisë që do t’ju bëjnë të kurseni shumë para

Shpesh nuk kemi shumë kohë që të merremi me imazhin tonë dhe blejmë produkte që na e lehtëson këtë punë. Por ato janë të kushtueshme kështu që ju duhet një zgjidhje si këto më poshtë:

Çfarë ju nevojitet:

niseshte misri

sode buke

Pudër

Së pari, merrni pudrën që përdorni për fëmijët tuaj dhe përzieni atë  me sodë buke dhe niseshte për të krijuar një shampo të thatë e cila përdoret kur flokët janë me shumë yndyrë dhe nuk keni patur kohë ti lani dhe të kujdeseni.

Për qerpikë të gjatë: Merrni një pambuk si në foton më poshtë dhe rrotulloni rielin tuaj në të. Më pas lyejini qerpikët tuaj si normalisht por volumi i tyre do të jetë më i madh.

Maskë flokësh: Për ju që keni flokët e thatë kjo maskë është perfekte. Lyejni flokët me majonezë dhe mbajini për rreth gjysmë orë dhe më pas lajini si zakonisht.

Skrab për buzët: Përhapeni uasabin (salcën japoneze) në buzët tuaja dhe lijeni për 10 minuta. Ajo do të disifektojë buzët dhe do ti bëjë ato më të buta.