18:28 / E Martë, 28 Shtator 2021 / FG

Sekretet e flokëve natyralë që do të dominojnë vjeshtë – dimër 2021

Flokët natyralë, këtë vjeshtë mund të jenë në shumë stile dhe ngjyra të ndryshme. Një stiliste flokësh ka ndarë me publikun tre tendenca natyrale flokësh për sezonin e vjeshtës. Nga kaçurrelat dhe prerjet me ngjyra, deri te stilet më të guximshme.

Të gjithë e dimë që me flokët natyralë mund të krijojmë mundësi të pafundme stilesh dhe modelesh. Mund t’i shkurtoni, ngjyrosni dhe t’i stiloni në mënyra të ndryshme, flokët natyralë do të duken gjithmonë të mrekullueshëm.

Por një profesioniste e kësaj industrie, e pyetur për tendencat e flokëve natyralë gjatë stinës së vjeshtës, tha se sezoni vjeshtë–dimër do të dominojë me një mori stilesh dhe ngjyrash të reja.

Zakonisht, flokët e këtij sezoni kanë rënë në sy si voluminozë, me ngjyra të theksuara dhe me prerje mjaft kreative: “Stilet e flokëve të vjeshtës do të vijnë më voluminoze, madje edhe më krijuese”,– tha stilistja e famshme e flokëve Takisha Sturdivant-Drew. Ajo këshillon për ngjyra më të forta, kaçurrela më të mëdha se kurrë dhe shumë, shumë volum.

Kaçurrela të fryra

Ne të gjithë e duam ndryshimin e fortë ndonjëherë, por a keni provuar të keni flokë të tillë, kaq të fryrë? Sipas Sturdivant-Drew, kaçurrelat e shtrirë janë një stil perfekt për t’iu përshtatur muajve të vjeshtës dhe janë veçanërisht të duhurit për ato që kanë filluar të eksperimentojnë me flokët e tyre natyralë.

Vetëm sigurohuni që të përdorni një produkt që i mbron flokët nga nxehtësia nëse zgjidhni t’i fryni ata në këtë mënyrë.

Flokë me ngjyra

Sipas Sturdivant-Drew, “pjesët e ngjyrosura të flokëve me tone të theksuara si jeshile dhe rozë do të jenë jashtëzakonisht trend këtë sezon”. Nëse ngjyrosja e të gjithë kokës është një angazhim i madh për ju, provoni një ngjyrë të theksuar në një pjesë të flokëve ose eksperimentoni me blloqe të veçanta në të njëjtën kohë.

Nëse ky është një stil me të cilin doni të eksperimentoni, thjesht sigurohuni që të konsultoheni me një profesionist, i cili do t’u sigurojë flokëve një tendencë më të guximshme, por pa i dëmtuar kaçurrelat gjatë procesit.

Prerje të shkurtra

Ne u japim shumë rëndësi ndryshimeve sezonale të ngjyrës së flokëve, por ndonjëherë një prerje e re është gjithçka që nevojitet për të filluar me të vërtetë sezonin e freskët. Një prerje e shkurtër flokësh, zakonisht më e gjatë në pjesën e përparme, por më e shkurtër në anë dhe pjesën e pasme të kokës, mundëson një stilim më të lehtë, si edhe krijon hapësira praktike kombinimi me veshjen.

Pritini dhe lërini flokët natyral të jenë të lirë”,- këshillon Sturdivant-Drew. “Është fjala për prerjen me shumë linja që tregon strukturën tuaj natyrale.”