13:40 / E Shtunë, 19 Tetor 2019 / indeksADMonline

‘Sekreti’ projekti i ri nga Eni Koçi

Këngëtarja nga Shqipëria, Eni Koçi  ka publikuar projektin e ri.

Kënga e re e Enit mban titullin ‘Sekreti’ ndërsa u publikua edhe me videoklip, shkruan Indeksonline.

Producent i këngës edhe këtë herë është Genc Prelvukaj, teksti dhe melodia janë realizuar nga vet këngëtarja, ndërsa klipi u punua nga ‘Black Fish Entertainment’.

Kënga tashmë është publikuar në kanalin ‘Youtube’. Përndryshe Eni dukej në top-formë

Kujtojmë që, Eni dhe Genci ka kohë që kanë bërë publike romancën e tyre./Indeksonline/