75 Mall Live Search
21:44 / E Hënë, 09 Prill 2018 / indeksADMonline

Seksi gjatë mujoreve, bën apo s`bën?

Marrëdhëniet seksuale gjatë ciklit të menstruacioneve janë një temë e sikletshme për shumëkënd. Paragjykimet sanitare, kulturore dhe fetare që lidhen me menstruacionet, kanë rezultuar të mjaftueshme për të larguar disa çifte nga seksi.

Megjithatë studime shkencore kanë treguar se marrëdhëniet seksuale gjatë kohës se periodave janë të mira. Sipas ekspertëve aktiviteti seksual mund të zvogëlojë ngërçet dhe dhimbjet që shkaktojnë periodat.

Mirëpo duhet kujdes. Meqë ekziston një rrezik i lartë i transmetimit të sëmundjeve ngjitëse dhe sëmundjeve të gjakut, si hepatiti ose HIV-i gjatë kësaj kohe, duhet të merret pa tjetër mbrojtje.

Ju gjithashtu keni nevojë për prezervativë nëse keni një cikël më të shkurtër (prej tre ditësh), pasi ju mund të mbeteni shtatzënë gjatë kësaj periudhe.

Temat: