Sekuestrohen dy pistoleta në Prizren
Me qellim të krijimit të një ambienti më të sigurt dhe pa armë ilegale, hetuesit policorë të Stacionit Policor të Suharekës, gjatë detyrave operative kishin gjetur se një i mitur nga fshati Gjinoc kishte ekspozuar dy pistoleta të llojeve të ndryshme në rrjetin social “Facebook” .
Pas mbledhjes së informatave të nevojshme, i mituri është ftuar për t’u paraqitur në stacion dhe është pyetur për rastin. Gjatë intervistës, në prani të avokatit mbrojtës, i dyshuari ka pranuar t’i dorëzojë në mënyrë vullnetare armët të cilat i posedonte. Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar policinë që të shkojnë në shtëpinë e të dyshuarit për t’i sekuestruar armët. Në pani të anëtarëve madhorë të familjes, krim teknikët i kanë sekuestruar dy pistoleta;
1. “Bereta” model PX4 me numër serik PX231269
2. “Crvena Zastava” kalibri 9mm numër serik 8758
3. tre karikatorë
4. gjashtëdhjetë fishekë të kalibrit 9mm.
Provat materiale dhe shkresat e lëndës do t’i kalojnë prokurorisë për procedura të më tejme sipas procedurës së rregullt ndërsa i dyshuari është liruar.