12:07 / E Shtunë, 19 Maj 2018 / indeksADMonline

Sekuestrohen gati 10 ton mish i kontaminuar në Elbasan

Mbi 9 ton mish, i cili dyshohet të jetë i kontaminuar, është sekuestruar në qyten e Elbasnait, Në njoimin e policisë bëhet me dije se janë sekuestruar 978 kg mish derri, 3840 kg kofshë pule, 3920 kg fileto pule, 37 kg mish viçi, 111 kg qoe dhe 645 kg gjiro gici, produkt i gatshëm.

Kjo sasi, e cila është sekuestruar në lagjen “5 Maji”, në një magazinë në pronësi të 42-vjeçarit Elibert Lafi, është dërguar për eksperm.

Nga kontrolli i ushtruar nga Policia në bashkëpunim me A.K.U, në lagjen “5 Maji”, në subjektin fizik të këtij shtetasi, i cili tregon e përpunon produkte mishi, ka rezultuar se ky subjekt tregtonte e përpunonte produkte mishi i pajisur me licencë nga Q.K.L, si dhe pa etiketë produkti.

Latifi ai akuzohet për “Prodhim i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industriale dhe ushqimore.

Produkti i sekuestruar është dërguar në Durrs për analiza të mëtejshme. Sasia e madhe e mishit ka qenë e blerë nga një subjekt i licencuar.