09:59 / E Premte, 07 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 30-vjeçari në Elbasan

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 30-vjecar, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në pranga ka përfunduar Erilnd Liçenji 30 vjeç, banues në lagjen “Kongresi” Elbasan.

Sipas policisë, ndalimi i tij u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kavajë ka dërguar urdherin mbi ekzekutimin e vendimit penal Nr.22/6 dt.12.01.2016 të Gjykatës së shkallës së Parë Kavajë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale, “Prodhim e shitje e narkotikeve në bashkëpunim”.

Gjithashtu po për këtë shtetas Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës, ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e Vendimit Penal Nr.120 dt.12.02.2014 të Gjykates së Shkallës Parë Durrës, e cila e ka dënuar me 1(një)vit burgim për veprat penale, “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, “Largim nga vendi i aksidentit”, raporton Lapsi.al.

Ky shtetas i’u dorzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë.