21:54 / E Martë, 05 Tetor 2021 / OSH

Sekuestrohen pasuritë e “Ben Qimes”, “fermerit” që furnizonte Evropën me kokainë

GJKKO ka sekuestruar pasuritë e Arben Isufajt ose siç njihet ndryshme me nofkën “Ben Qimja”, një personazh mjaft i njohur në vend për sa i përket lidhjeve të tij me krimin.

Me kerkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme vendosi sekuestro ndaj 13 pasurive që dyshohen se i përkasin Arben Isufit, ndërsa në “sitë” ka pasur dhe familjarë të tij.

Po kush është Arben Isufaj fermeri që akuzohet si bos i kokainës?

Emri i tij është bërë i njohur që në fillim të viteve ’90 në qytetin e Fierit ku pas një përplasjeje “të fortësh” në qytet, i vrasin babanë. Pikërisht kjo vrasje nisi serinë e eliminimeve në Fier dhe hakmarrjen me fisin Hasani duke rezultuar me një numër të madh të vrarësh. Ai është akuzuar se kishte një linjë të fuqishme të furnizimit të Europes me kokainë përmes Holandës, megjithatë as prokuroria jonë dhe as ato huaja nuk e vërtetuan këtë fakt.

Isufaj u fut në sektorin e ndërtimit në mesin e viteve 2 000 duke u kthyer në njërin prej ndërtuesve më të mëdhenj një Fier. Ai u arrestua në vitin 2014 pas një operacioni të bujshëm në zonën e Liqenit në Tiranë për t’u liruar disa kohë më vonë.  Emri i tij u përfol edhe si punëdhënësi i Endrit Dokles për të siguruar dokumentacionin e plotë për të dalë nga burgu. Në 7 shkurt të vitit 2020 OFL i kërkoi të justifikojë pasurinë, ndërsa akuzohej për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Ndryshe Arben Isufaj është etiketuar si fermeri që akuzohet si bos i kokainës.