17:11 / E Hënë, 25 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Sela paralajmëron largimin nga Qeveria

Kreu i “Aleancës për Shqiptarët”, Ziajdin Sela, paralajmëroi daljen e partisë së tij nga koalicioni qeveritar.

“Kryeministri nuk ndejti në marrëveshjen e bërë paraprakisht për formonin e qeverisë. Aleanca për Shqiptarët është e përcaktuar për ta kthyer të drejtën, kemi dhënë kontribut për ta rrëzuar regjimin, por një pjesë e regjimit ende rrinë në qeveri. Qëllimi ynë ka qene që të jemi në qeveri deri në votimin e ligjit për gjuhen shqipe. Aleanca për Shqiptarët nuk është pjesë e kalkulimeve tjera të ulëta. Kërkojmë nga Ministri që t’i shkarkoj zv /ministrat dhe te ri-formatoj qeverinë. Nëse Zaev nuk i shkarkon ministrat do i tërheq unë”,deklaroi Zijadin Sela.

Sela theksoi se do votojnë ligjin për gjuhën shqipe dhe pastaj nuk do jenë pjesë e qeverisë.

Temat: