Selektori i ri i Kosovës, ja kur pritet të zgjidhet

Kosova mbetet ende pa trajner që nga shkarkimi i Primoz Glihas nga posti i selektorit. Një numër i madh trajnerësh po shqyrtohen si mundësi për të pasuar Glihan në këtë pozitë.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se selektori i ri do të zyrtarizohet gjatë ditëve të para të muajit janar.
CV-të e trajnerëve që kanë aplikuar për pozitën e selektorit dhe atyre të preferuar nga FFK janë duke u shqyrtuar në detaje para se të merret vendimi i shumëpritur.
Trajnerë kroatë, italianë, spanjoll dhe një anglez janë në këtë listë të ngusht që po monitorohen nga FFK.
Vendimi pritet të merret në fillim të vitit 2024 ndërsa debutimi i trajnerit të ri me Kosovën do të ndodhë në mars të vitit të ardhshëm./Indeksonline/