14:31 / E Enjte, 23 Mars 2023 / AR

Selena Gomez bën sërish namin në rrjete sociale pasi u shfaq me fustan nusërie

Selena Gomez është vajza më e ndjekur në Instagram që arrin 400 milionë ndjekës në Instagram, duke u shndërruar kësisoj në personazhin më të dashur në internet kohëve të fundit. Duket se të gjithë duan të dinë në kohë reale çdo hap të saj, që nga planet e ardhshme me markën e produkteve kozmetike “Rare Beauty” e deri te marrëdhëniet e bujshme romantike.

Ajo habiti të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale pasi postoi një foto ku shfaqet me një fustan nusërie, buzë të kuqe, çizme Dr.Martens dhe një Coca Cola në dorë, shoqëruar me mbishkrimi: “Nuk kam ç’të shkruaj. Thjesht një ditë normale në punë.”

Fustani i “martesës” ishte një fustan i denjë për princesha me qëndisje me dantellë, shtresa tyli, i shoqëruar me një vello e doreza të bardha sateni. Këto foto në fakt ishin pjesë e strategjisë së marketingut për sezonin e tretë të serialit të saj “Only Murders in the Building”.

Mbretëresha e Instagramit ka arritur dje 402 milionë ndjekës dhe ky numër vazhdon të rritet dita-ditës dhe për këtë duhet t’i jetë mirënjohëse mbështetjes që fansat i dhanë pas dramës me Hailey Bieber, bashkëshortes së këngëtarit kanadez, Justin Bieber.