19:08 / E Premte, 09 Qershor 2023 / MSH

Selena Gomez ngacmon futbollistët: Jam beqare, ju dua shumë

Duhet pranuar që gjendja shëndetësore e Selena Gomez në vitet e fundit nuk linte shumë vend për shaka dhe humor.

Mirëpo, këngëtarja e njohur duket se ka gjetur sërish ekuilibrin e saj, dhe oreksin për të flirtuar dhe për t’ia kaluar mirë.

Këtë herë, e pamë në një fushë futbolli, e ulur anash me miqtë e saj, e mbështjellë me disa batanije dhe xhaketa.

Ndërsa ndeshja vazhdonte, Selena dukej se vendosi të merrte masa. Ndaj, e shohim duke u përpjekur të flirtojë me futbollistët, por siç thotë ajo duhet të mos ketë shkuar shumë mirë.

Në videon që ajo ka postuar me humor e dëgjojmë duke bërtitur në mënyrë karakteristike.

“Jam beqare. Jam pak kërkuese, por ju dua shumë”, dëgjohet duke bërtitur ajo.

Por nuk u ndal me kaq, pasi Gomez, duke postuar videon, ka shkruar në mbishkrimin “Gjërat janë të vështira miku im”.