21:00 / E Mërkurë, 23 Gusht 2023 / AR

Selena Gomez “thumbon” publikisht ish-in, Justin Bieber?

Fansat e Selena Gomez pretendojnë se këngëtarja ka ‘thumbuar’ ish-in e saj Justin Bieber në një klip të ri, të cilin e ka shpërndarë në rrjetet sociale për të promovuar këngën e saj, ‘Single Soon’.

Në një video të postuar në ‘Tik Tok’, ajo bëri skenën e famshme hapëse të Sex and the City kur Samantha Jones, e luajtur nga Kim Cattrall, i përgjigjet një telefonate nga i dashuri i saj i martuar, duke thënë: “Përshëndetje! Ka mbaruar, i thashë gruas sime [për ne]!”

Selena u përgjigj: “Kush është ky?” dhe mbylli telefonin.

@selenagomez

Single Soon this Friday!

♬ original sound – Selena Gomez

Interesant është fakti se klipi i vuri flakën internetit dhe disa nga fansat e Selenës ishin të mendimit se këngëtarja ‘thumboi’ Justin dhe gruan e tij Hailey.

Një përdorues tha: “E di që Justin po godet murin dhe Hailey po lexon komentet në këtë postim! HI HAILEY.”

“Ajo është duke lënë të kuptohet se po ndodh divorci mes Justin dhe gruas,” komentoi një tjetër.

Selena gjithashtu i ka shkruar videos, “Single Soon this Friday!” të cilin ajo do ta publikojë pas Revelación 2021.

Për ata që nuk e dinë, Selena dhe Justin ishin bashkë për tetë vjet, duke i dhënë fund për herë të fundit në 2018. Dy muaj më vonë, Justin i propozoi Hailey-t dhe ata u martuan në shtator të po atij viti.