18:38 / E Martë, 26 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Selimi jep përgjigjen e fundit se a është në krahun e Albin Kurtit apo të Dardan Molliqajt!

Është bërë bujë e madhe përçarja brenda dhe ndarja e disa grupeve brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

Madje sipas të gjitha raportimeve ndarja është në dy grupe, atë të deputetit Albin Kurti si dhe atë të deputetit Dardan Molliqaj.

E lidhur me këtë është deklaruar edhe deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi.

Ai ka thënë se nuk i takon asnjë grupi në Vetëvendosje.

Selimi në Klan Kosova ka thënë se nuk I takon as krahut të Kurtit dhe as atij të Molliqajt, pasi ndjehet vetëm pjesë e Vetëvendosjes.

E sipas deputetit Selimi, secila parti ka debat, por që kjo e Vetëvendosjes u bë aq e madhe pasi debati u plasua jashtë në publik.

Madje në bazë të Selimit, ky debat i brendshëm në fund do të përmbyllet në mënyrë demokratike./Indeksonline/