75 Mall Live Search
10:37 / E Enjte, 14 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Selimi kërkon nga qeveria të rregullohen varrezat e dëshmorëve, që të kenë ku t’i vendosin lulet!

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje,Rexhep Selimi ka zgjedhur që në foltoren e Kuvendit sot të flas për gjendjen e varrezave të dëshmorëve të vendit.

Në përkujtimin e 19 të rënies së komandantit Mujë Krasniqi dhe 41 dëshmorëve të tjerë që ranë padrejtësisht në vitin 1998, Selimi ka thënë se nuk është bërë asgjë për rregullimin e s’paku të varrezave të tyre.

“Sot është përvjetori i 19 i rënies së komandantit Mujë Krnasiqi dhe 41 dëshmorëve të tjerë që kanë rënë në kufi më 1998, por siç shumë prej jush e dini familjarët e dëshmorëve akoma lulet për familjarët e tyre i hedhin ende mbi dhe të varrezave pasi varrezat atje nuk janë të rregulluara.Me 14 dhjetor 1998, ishin 141 luftëtarë që ishin nisur për të sjellë armë në Kosovë dhe 41 prej tyre kanë rënë aty e në fshatin Gorozhub, e janë varrosur këta në Polac, dhe janë rreth 128 varreza të gjitha të parregulluara. Kanë vetëm nga një shenjë druri ku mezi emrat lexohen”, ka thënë Selimi, shkruan Indeksonline.

Selimi me këtë rast ka theksuar se kryeministri Haradinaj mund të llogarisë në të gjithë personalisht edhe në të për rregullimin e këtyre varrezave, që në vitin e ardhshëm në 20 vjetorin të kenë ku t’i vendosin lulet.

“E di që ka pasur probleme rreth menaxhimit të kësaj teme. Por kërkojë që të merren angazhime për rregullimin e varrezave por edhe menaxhimin e rregullimin e kësaj çështje në përgjithësi. Shoqatae familjeve të dëshmorëve kanë njoftuar se janë investuar 200.000 dollarë në Morinë nga një donacion i një shtetasi amerikan. Por akoma akoma varrezat nuk janë rregulluar.Pres angazhimin  juaja Haradinaj dhe llogarit në angazhimin tonë por edhe në mua nëse ju duhem dhe shpresoj se në vitin e ardhshëm në 20 vjetorin e rënies së tyre, familjarët e dëshmorëve, shokët e bashkë edhe ne të kemi ku të hedhim lule, sepse gjendja në të cilën janë këto varreza është e pandershme për lavdinë dhe luftën e tyre të UÇK-së në Kosovë, në përgjithësi”,ka përfunduar Selimi./Indeksonline/