21:16 / E Enjte, 27 Shtator 2018 / indeksADMonline

Selimi komandantëve të UÇK-së: Tregone numrin e ushtarëve, pse po heshtni

Ish komandanti i UÇK-së, Rexhep Selimi ka folur për herë të parë për heshtjen që shokët e tij të luftës e kanë bërë për numrin e ushtarëve të UÇK-së.

Selimi në Blic Intervista, ka thënë se të gjithë komandantët e dinë numrin e saktë e ushtarëve të UÇK-së, por po heshtin.

E kjo sipas tij duhet të shërbejë si arsye për nisjen e hetimeve nga Prokuroria, kurdo që bëhen hetime korrekte.

Ai e ka lidhur heshtjen e këtyre komandantëve, me hyrjen e tyre në politikë, por ka thënë se ata kanë prekur një pjesë të historisë që nuk ish dashur ta preknin kurrë.
https://www.youtube.com/watch?v=pJqYDJWEe8E

“Të gjithë e din, por jo të gjithë flasin, disa heshtin e disa flasin.
Ata që heshtin duhet të na thonë pse po heshtin, dhe a jon pjesë vet, qoftë në mënyrë aktive qoftë në mënyrë pasive e fryrjes së listave.
Pra të gjithë e din, ne të gjithë e dimë me të vërtet se sa ushtarë ka pasur UÇK-ja, disa po heshtin por kjo është pak a shumë një shenjë edhe për prokurorinë, është një pikënisje nga duhet të nisej prokuroria kurdo që do të ndodhte një hetim i mirëfilltë.
……
Heshtja nuk um pëlqen të shok e mi por heshtjen do duhej ta thyente drejtësia
Shumë prej komandantëve njerëzve përgjegjës për luftën e UCK janë sot në politikë
Ata do duhej që thjesht bakroundin e tyre patriotik ta shfrytëzonin për mirë dhe jo ta keqpërdornin
Kanë vënë dorë në historinë e UCK-së shumë prej atyre që kanë histori të UCK e që s’do duhej ta bënin kurrë “