12:45 / E Hënë, 09 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Selimi: Në Kuvendin e Kosovës, për të katërtën herë

Pjesë e legjislaturës së shtatë të Parlamentit të Kosovës do të jetë edhe Rexhep Selimi.

Selimi arriti që të rizgjidhej deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Sot, kur edhe po bëhet regjistrimi i deputetëve të ri të vendit, Selimi falënderoi votuesit e VV-së, shkruan Indeksonline.

Postimi i plotë:

Në Kuvendin e Kosovës, për të katërtën herë.
FALEMINDERIT GJITHË VOTUESVE TË LËVIZJES VETËVENDOSJE!