14:01 / E Mërkurë, 31 Tetor 2018 / indeksADMonline

Selimi: Nuk bëjmë konsensus me të keqën, as ju nuk jeni unik

Deputeti i Kuvendit, Rexhep Selimi ka thënë se kurrë nuk do t’i përgjigjën koncesusit dhe unitetit që kanë qëllime të këqija.

Ai ka thënë se do t’i përgjigjën vetëm unitetit dhe koncesusit kundër Serbisë, por jo ndryshe, transmeton Indeksonline.

“Gjërat mund të jenë më të thjeshta, kur kërkojmë unitet. Edhe mazhoranca po kërkon unitet. Po për çka po e kërkoni konsensusin e unitetin sepse të dyja kanë qëllim. Nëse qëllimi është i mirë, edhe uniteti është i mirë. Nëse qëllimi është i keq, edhe konsensusi është i keq. Le të kuptohet se për çfarë po na thotë mazhoranca për unitet. Atëherë nëse na ftoni për koncesus për të keq, mos e kërkoni prej nesh se kurrë skeni me pas as kurrë nuk e keni pas. Nëse doni unitet dhe konsensus është një rrugë me e thjeshtë. Të bëjmë konsensus dhe unitet kundër Serbisë. Këtë do ta keni. Por, ju as ju nuk jeni unik për këtë person për këtë emër. As ju nuk jeni. Po kërkoni formalitet prej nesh, kur as ju nuk jeni unik, po na thirrni në një bashkëfajësie”, ka thënë Selimi./Indeksonline/