13:46 / E Hënë, 30 Nëntor 2020 / OSH

Selimi takon kryesuesin e Këshillit Gjyqësor dhe Prokuroria, dakordohen për hartimin e një plani të veprimit

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë të ditur se ka takuar kryetarin e Këshillit Gjyqësor, Skender Çoçaj dhe atë të Këshillit Prokurorial, Bahri Hyseni, transmeton IndeksOnline.

Sic ka treguar Selimi, focus i këtij takimi ishin disa tema: Rishikimi funksional i sundimit të ligjit, agjenda legjislative, finalizimi sa më i shpejtë i procesit për themelimin e Gjykatës Komerciale, si dhe fillimi i punës së rishikimit të legjislacionit të sistemit prokurorial.

Ai ka theksuar se janë dakorduar që të hartojnë planin e veprimit, i cili duhet të jetë gjithëperfshirës dhe i implementueshëm, përmes së cilit do të adresohen sfidat e sistemit gjyqësor dhe prokurorial.