Sellma, artistja e grimit që po arrinë shume suksese (Foto)
Artistja e grimit, Sellma Kasumoviq njihet për punën e saj unike.
Janë duart e saj të arta ato që i japin hijeshi çdo fytyre me plot përkushtim.
Sellma nuk është mjaftuar me kaq. Tash e sa muaj ajo ka hedhur në treg disa produkte të kozmetikës, të cilat padyshim që po pëlqehen bukur shumë gjithandej.
Madje po të njejtat produkte po kërkohen edhe në vendet më të largëta në botë, kjo marrë parasysh cilësinë e lartë që kanë.
Make-up artistja, në një intervistë për Indeksonline tregon shumëçka lidhur me punën dhe detyrën e saj.
Sellma tregon se ka kohë që idenë për lansimin e produkteve me emër të saj e kishte ndër vite.
“Ideja është shumë vjecare të cilën prej kur kam punuar në kozmetikë dhe kam fillu të merrem me grim, kam mendu dhe ëndërru që a do të vijë një ditë t’i mbajë në dorë produktet me emrin tim. Një ëndërr dhe ide e cila u forcu edhe më shumë nga klientat tanë të cilët puesnin me çfarë mund t’i mbajë buzët më vonë, dhe nga aty iu futa punës për t’i sjellë realitet priduktet nën emrin SELLMa për klientët e Studio Sellma. Gjithashtu në pamundësi dhe fluks të madh të kërkesave për qerpikë kam dizejnuar lloje të qerpikëve për secilin lloj të syve që të duken më të vecantë dhe të duken mirë edhe pa grim, pas ka qenë e pamundur të bëhet furnizim i madh për kaq shumë klient, secili lloj ka një dizajn të vecantë dhe I ndryshon pamjen komplet syrit. Me shumë punë dhe tested he seleksionim të ngjyrave u krijuan edhe buzëkuqet e lëngshëm matt dhe me shkëlqim të cilët kam këmbngul të jenë cilësor dhe të mos jetë e rëndësishme vetëm ngjyra por të jetë edhe cilësia të cilët janë me përmbajtje të vitaminave dhe vajit të avocados të cilat i mbajnë buzët të hidratuara por njëkohësisht edhe qëndrojnë për periudhë të gjatë në buzë”, është shprehur ajo.
Ajo thotë se interesimi për këto produkte është shumë i madh.
“E kam prit që do të interesohen klientat të cilët shfrytëzojnë shërbimet tona pasi kërkesa dhe interesimi vetëm kanë qenë por ka pas interesim dhe sukses të paramenduar edhe nga mbare bota, dhe të gjitha moshat pasi janë ngjyra që i përshtaten cdo njeriu dhe njërzit blejnë dhe interesohen për brendin “Sellma”. Sukses shumë i madh kur në cdo lansim dhe kohë pas kohe nuk kemi më në stock nga ata që i pëlqejne produktet për cilesinë e tyre.
E pyetur se çfarë mendon, ai kushtojnë rëndësi dukjes dhe grimit femrat shqiptare ajo ka thënë: Mendoj se në përgjithsi si popull e mbajmë veten në cfarëdo moshe e sidomos te pjesa e grimit, femrat kanë dëshire të duken si verzioni i tyre më i mire, të jenë nje hap me kohen, dhe me aq sa dijnë edhe ato që nuk kanë mundesi të shkojnë të grimohen në menyrë profesionale shof se bejnë qmos të grimohen dhe të duken mirë. Per dallim nga disa vende në Evrope mund të them se femrat kosovare e adhurojnë grimin dhe është e sigurt të duken bukur ne cdo ore të ditës.
Sellma padyshim që është njëra ndër grimeret më me zë.
Janë thuajse të gjithë artistët që zgjedhin të ‘zbukurohen’ nga duart e saj.
Por pa cilat produkte nuk mundet të punojë ajo, na e tregon me përgjigjen e radhës.
“Pytje 1 milion dollarshe (hahah), shumë e vështire të pergjigjem i adhuroj të gjitha produktet dhe të gjitha kanë një rol pëer cdo detaj. Por meqë në fillimet e mija nuk kanë egzistu gjysma e produkteve që kemi sot mendoj se nuk kisha mujt pa produktet e vetullave, bronzerin, dhe buzekuqin.”, ka theksuar ajo. /Indeksonline/