12:45 / E Enjte, 29 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Grimerja dhe blogerja kosovare me ide kreative për festën e 28 nëntorit!

Festa e 28 nëntorit, u vërejtë gjithandej ku ka shqiptarë!

Për këtë ditë u solidarizuan të gjithë, derisa shumica u paraqitën me ngjyrat kuq e zi në mënyra të ndryshme. Kjo, sigurisht për tu përshtatur me ngjyrat e flamurit shqiptar.

Kësoji edhe grimerja dhe blogerja e re kosovare, Naltina Maloku ka dhënë një ide kreative dhe tejet të veçantë për festimin e 28 nëntorit, transmeton Indeksonline.

Puna e saj artistike, sigurisht është për çdo lëvdatë.

Porosia e saj unifikuese duket të jetë kaq unike, derisa mbi fytyrën e saj ka pikturuar shqiponjën! /Indeksonline/