11:09 / E Premte, 30 Shtator 2022 / L K

Selmanaj: A ka qeveri ky vend që të kujdeset për qytetarët e vet?

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Driton Selmanaj, ka reaguar në lidhje me raportimet për rritjen e çmimit për një metër durnjë.

Ai ka pyetur se a ka Qeveri ky vend që të kujdesen për qytetarët e tij, ndërsa deklaratat e Ministres Rizvanolli i ka quajtur tallje.

“Deri 100 euro një metër dru!!!

A ka qeveri ky vend?!

A ka në këtë vend institucione që kujdesen për qytetarët e vet?!

E në vend  të kësaj këta kanë zgjedhë të tallen me ne, jo hiqni prej rryme lojërat e fëmijëve, jo izoloni shtëpitë, jo lahuni nga dy persona…

Turpi i tyre nuk paska fund”, ka shkruar ai, transmeton IndeksOnline.